Keqpërdorimi i një llogarie në Instagram në Tetovë ka përfunduar me kallëzim penal ndaj një 26-vjeçari, banor i këtij qyteti. Edhe pse ai premtoi të fshinte llogarinë e të dashurës së tij në Instagram, ajo zbuloi këtë verë se llogaria e saj ishte aktive në Instagram dhe se nga ai profil ai kishte shkruar mesazhe në profilin zyrtar në Instagramin i cili përdoret në vendin e saj të punës, transmeton Portalb.mk.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se për tetovarin do të ketë kallëzim penal.
“SVR Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “dëmtim dhe qasje e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”. Në janar 2023, me kërkesë të ish-të dashurës së tij, i pandehuri çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Në korrik të vitit 2023, ajo vuri re se profili i saj në Instagram ishte aktiv dhe kishte publikuar foton e saj dhe se nga profili i specifikuar shkruante mesazhe në profilin zyrtar në Instagram që përdoret në vendin e saj të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.