Një atentat që shkaktoi një viktimë ndodhi këtë të shtunë, në orët e vona të mbrëmjes, në Vlorë.
Viktima është identifikuar si Leartiad Keka.
Ngjarja raportohet në lagjen 28 Nëntori të qytetit bregdetar. 41-vjecari po udhëtonte me motor, në kohën kur i është vënë pas një makinë tip “Audi A6” dhe drejt tij kanë qëlluar me armë.
Mësohet se Keka la motorin në rrugë dhe është larguar me shpejtësi. Autorët kanë vazhduar ta ndjekin në këmbë dhe përballë kishës ortodokse, në afërsi të një dyqani, kanë shtënë me disa plumba drejt tij, duke e lënë te vdekur në vend.
Disa minuta pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur pranë ish-fushës së aviacionit dhe dyshohet se i përket autorëve.
Viktima është emër i panjohur i drejtësisë. Në vitin 2005, ai është akuzuar për një grabitje me pasojë vdekjen e një personi të kryer në bashkëpunim me Fjodor Mezyrajn.