Ballina Argëtim Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks (VIDEO)

Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sylvester Stallone i njohur për rolin e italiano-amerikanit Rocky Balboa në filmin fitues të çmimit Oskar të vitit 1976 ka sfiduar një kundërshtar të paimagjinueshëm. Në takimin e tij me Papa Franceskun në Pallatin Apostolik në Vatikan, ylli i Hollivudit shoqërohej nga gruaja e tij, Jennifer Flavin dhe tre vajzat e tyre Sophia, Sistine dhe Scarlet si dhe vëllai i tij, Frank.

Papa e surprizoi duke i thënë: “Ne jemi rritur me filmat e tu” duke habitur aktorin. Ai ia kthehu: “Ok atëherë! A jeni gati? Ne po boksojmë”. Më pas ai ngriti grushtet duke qeshur para Papës. Edhe Ati i shenjtë 86-vjeçar e imitoi duke bërë shenjën e boksit.

Në një postim në Instagram, aktori u pa me një tufë çelësash duke shkruar: “Moment shumë i rrallë dhe i veçantë. Më lejuan të mbaja ÇELËSAT që hapin ÇDO derë në të gjithë qytetin e Vatikanit! Përfshirë Kapelën Sistine”.

Duke iu referuar vajzës së tij, ai tha se ishte “shumë i lumtur që i vumë vajzës sonë të bukur këtë emër të bukur, “Sistine”. Aktori 77-vjeçar ndodhet në Itali ku po promovon filmin e tij “Tulsa King” që do të transmetohet nga 15 nëntori. Stallone luan anëtarin e mafias, Dwight “The General” Manfredi, i cili përpiqet të rilidhet me familjen e tij gangstere pas lirimit të tij nga burgu.

Në shtator të vitit të kaluar, Stallone dhe gruaja e tij anuluan divorcin dhe u pajtuan. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për 26 vjet, “vendosën të takoheshin në shtëpi, ku biseduan dhe arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre”. “Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi i tij në atë kohë. Pajtimi i tyre erdhi një muaj pasi 55-vjeçarja bëri kërkesë për divorc. ©LAPSI.al