Ballina Argëtim Showbiz Ndahet nga jeta aktori i njohur, u rrëzua në një studio televizive

Ndahet nga jeta aktori i njohur, u rrëzua në një studio televizive

Një lajm i trishtë vjen nga India. Aktori dhe regjisori indian G. Marimuthu ka vdekur në moshën 57-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua në një studio televizive.

Marimutu ishte duke dubluar një emision të ri për TV Sun kur u sëmurë.

Aktori gjithmonë ka dashur të jetë në botën e artit të shtatë. Ai punoi si kamarier në një hotel përpara se të bëhej pjesë e showbiz-it.

Ai gjithashtu ka drejtuar dy filma të mirënjohur, Kanuum Kanuum dhe Pulival, dhe ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke përfshirë komedinë aksion të këtij viti Jailer. Marimuthu fitoi një popullaritet të madh në serialin indian “Swimming Against the Tide”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews