Ndahet nga jeta një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka.Varrimi i tij u bë më 19 shtator, në varrezat e Butelit në Shkup.
Të rrallë janë njerëz si Visari me të cilin çdo takim ka qenë me shumë qef, muhabet cilësor, e vështirë u ndajshim.
Tash kur u ndamë përfundimisht fizikisht, do të jeshë i pranishëm gjithmonë me kujtimet aq të mira që na ke lënë!
I dashur, Avangard, Filozofik, Roker, Largëpamës, Patriot, Filmik.
Legjendë i Shkupit, Prishtinës, Londrës, Ulqinit e UÇK-së!
Lamtumirë o shpirt i mirë!
Do të na mungosh shumë, por do të jesh me ne gjithmonë!
Faleminderit Viski që të njoha! (Lirak Salihu)
Paska vdeke Visar Reka, me te cilin per nje dekade kemi qene pothuajse te pandashem, pastaj rruget e jetes e derguan secilin prej nesh ne pune te veta.
Visari ka qene nje dhe i vetem. I paperseritshem. Krejtesisht unik. Erudit. Poliglot. Kosmopolit, tolerant, por njekohesisht edhe nacionalist. Njeri i qefit dhe udhetimeve. Artist u lindun. Roker dhe filmaxhi.
Momentet ma te mirat ne jete, ma funny, ma intriguese, i kam kalu ne shoqeri me Visar Reken. Ka vdeke i ri, pas nje semundje te gjate, por e ka jetu jeten sa per 10 veta te tjera.
Reka, pervec tjerash, osht kane njani prej zedheneseve te pare te UCK’se. Gjate kohes se luftes ky ka qene fytyra e UCK’se para publikut nderkombetar.
Djale i shehrit, i nje familje superintelektuale, por qe kurre nuk e ka tregtu identitetin e tij kombetar.
E kam deshte kete dreq, e jo vec une, por krejt shoqnia. Visarit nuk ke mujte me ia marre inati.( Berat Buzhala)
Vdes një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka
Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka ka vdekur të hënën.
Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Visar Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.
“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t’ju informoj”, ka shkruar Valbona Reka.
Reka ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.
Gjatë vitit 1998, ai ka shërbyer si zëdhënës i UÇK-së nga Perëndimi. Ai ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.
Reka ka qenë ekspert i sigurisë, ndërsa në një periudhë prej 3 vitesh ka punuar si korrespondent i Kohës Javore nga Zvicra (1994-1997).
Poashtu, ai ka qenë bashkëpunëtor i Grupit Telex dhe bendeve tjera si dhe i këngëtares Violeta Rexhepagiqi.