Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.
Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht.
Ndërsa, familjarët e të ndjerit kanë dhënë lajmin e dhimbshëm ku kanë njoftuar për vdekjen e Shqipron Muçiqit.
Familja Muçiqi deklaron se i riu humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta.
Njoftimi i familjes:
Sot me zemer te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, at e deshti Allahu me shumë se na.
Familjar dhe miq ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muciqi humbi jeten tragjikisht ne rrethana ende te pa qarta ne kufin e Kroacis .
Per detaje e vorrimit do ju lajmeroj me kohe.
Në një reagim të MPJ-së, bëhet me dije se rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa thuhet me tej se nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Atë e deshti Allahu më shumë se ne” – vjen reagimi i parë nga familjarët e 19 vjeçarit që mbeti i vdekur në kufirin Kroaci-Serbi
Në media sot është raportuar se një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc. Bëhet fjalë për Shqipron Muçiqin.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga familja, derisa kanë shtuar se ende nuk i kanë të qarta rrethanat e vdekjes.
“Sot me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, atë e deshti Allahu me shumë se na”, thuhet në shkrimin e familjares së të ndjerit.
Ndërkohë familjarja e tij, Valmire Muçiqi ka thënë se për detajet e vorrimit do t’i shpalosin me kohë.