Ballina Shëndeti Rritja e rasteve të kancerit në zorrën e trashë vjen si pasojë...

Rritja e rasteve të kancerit në zorrën e trashë vjen si pasojë e këtij gabimi që po bëjmë

Kanceri i zorrës së trashë është një tumor malinj që prek pjesën e zorrëve. Edhe pse zakonisht prek të moshuarit, kanceri i zorrës së trashë mund të shfaqet në çdo moshë.

Ai fillon si grumbullime të vogla (jo kanceroze) qelizash të quajtura polipe, që formohen brenda zorrës së trashë. Me kalimin e kohës, disa nga këto polipe mund të zhvillohen në kancer të zorrës së trashë.

Sipas të dhënave nga agjencia e specializuar e kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), parandalimi i kancerit është një fushë veçanërisht e rëndësishme sepse rreth gjysma e të gjitha rasteve të kancerit janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme dhe, për rrjedhojë, ato janë të shmangshme.

Pavarësisht gjithçkaje, incidenca e kancerit është në rritje. Aq sa pritet një rritje prej 47% për dy dekadat e ardhshme.

Ndikimi i dietës mesdhetare

Edhe pse mosha mesatare në të cilën bëhet diagnoza është rreth 70 vjeç dhe shumica e pacientëve janë mbi 50 vjeç, e vërteta është se të dhënat tregojnë për një “shpërthim” të rasteve te njerëzit nga 20 deri në 49 vjeç. Ekspertët nxjerrin në pah një hipotezë kryesore: braktisja e dietës mesdhetare (bazuar në perime, bishtajore, fruta, vaj ulliri dhe arra) rrit rastet e kancerit të zorrës së trashë.

Sipas tyre, “ne po kalojmë në një dietë anglo-saksone dhe pasojat shihen tashmë në incidencën e kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë, i cili në këtë kohë është një nga tumoret kryesore në botë”.

Heqja dorë nga dieta mesdhetare përkthehet edhe në një rritje të obezitetit te fëmijët. Për këtë arsye, ekspertët ritheksojnë rëndësinë e kufizimit të marrjes së produkteve me shumë kalori dhe ultra të përpunuara, siç janë sallamrat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews