Ballina Bota VIDEO/Riaktivizohen zjarret në Spanjë, mijëra njerëz evakuohen nga Tenerife

VIDEO/Riaktivizohen zjarret në Spanjë, mijëra njerëz evakuohen nga Tenerife

Një zjarr që shpërtheu në ishullin e pushimeve të Spanjës, Tenerife, mes temperaturave të nxehta jashtëzakonisht të larta, ka detyruar evakuimin e rreth 3,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre, thanë zyrtarët lokalë.

Rreth 2,400 njerëz u evakuuan nga qyteti Santa Ursula dhe 600 të tjerë nga La Orotava si masë paraprake të mërkurën, shkroi në Facebook nënkryetari i qeverisë rajonale, Lope Afonso.

Imazhet dhe videot televizive të postuara në mediat sociale treguan tymin që ngrihej nga një kodër afër shtëpive në një lagje ndërsa helikopterët hidhnin ujë mbi flakët.

Zonat e njohura turistike në Tenerife, pjesë e arkipelagut Kanarie në Oqeanin Atlantik, kanë mbetur të paprekura deri më tani dhe dy aeroportet e saj kanë funksionuar normalisht.

Shpërthimi i zjarrit vjen pasi Tenerife dhe ishulli fqinj i Gran Canaria janë nën alarm të nxehtësisë, me temperatura që kanë shkuar mbi 30 gradë celcius në pjesën më të madhe të ishullit, nivele që shihen normalisht gjatë kulmit të verës.

Arkipelagu me shtatë ishuj ndodhet në brigjet veriperëndimore të Afrikës dhe në jug-perëndim të Spanjës kontinentale. Në pikën e tyre më të afërt, ishujt janë 100 km (60 milje) nga Maroku.

Ndërsa temperaturat globale rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët kanë paralajmëruar se valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive.