Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta në moshë të re trajneri i Shkëndijës së Haraçinës,...

Ndahet nga jeta në moshë të re trajneri i Shkëndijës së Haraçinës, Mervan Iljazi

Ka ndërruar jetë në moshë të re një nga trajnerët me perspektivë të Shkëndijës së Haraçinës.

KF Shkëndija, komuna e Haraçinës dhe më gjerë sot është në zi, shkruan Open-TV.

Trajneri ambicioz Mervan Iljazi ndahet nga jeta në moshë të re, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv.

Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi?

Ai ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri.

I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.


Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçinë.

Faqa Haraçina News njofton se varrimi i Mervan Iljazit do të behët nesër (12 tetor) pas namazit të drekës tek varrezat Kodra e Avdylit në fshatin Majancë. Open-TV i shpreh ngushëllime familjes së tij, KF Shkëndijës (Haracinë), KF Fortunës (Hasanbeg), KF Bashkimit (Luboten) dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Mervanin e urtë dhe të mirë. (Open-TV)