Shqipëria ka shënuar golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu drejt kualifikimit në Euro 2024.
Goli u shënua nga Cikalleshi në minutën e 24, pas një penalltie të fituar nga Seferi, i cili u godit brenda zonës nga mbrojtësi moldav.
Në sheshin “Skënderbej” goli i shënuar nga Cikalleshi është pritur me ovacione nga tifozat kuq e zi, të cilët janë mbledhur të ndjekin ndeshjen.
Sokol Cikalleshi converts from the penalty spot to put us ahead!
Albania 1 – 0 Moldova #MOLALB | #EURO2024
pic.twitter.com/UVoG3Wu0jd— Albanian Football (@albanianfooty_) November 17, 2023
Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Sa i takon formacionit, në portë po qëndron titullari Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj, në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami, në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.
Atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi, me tifozët që janë tejet entuziastë teksa kanë pritur kuqezinjtë me ovacione.
Nga ‘fan zona’ në Moldavi, tifozeria shqiptare krahas thirrjeve “Oh sa mirë me ken shqiptar, o hej, o hej”, nuk ka kursyer as batutat apo ngacmimet ndaj Moldavisë, duke thirrur “O moldave, o hiç fare”.

Sokol Cikalleshi scores from the spot!
Moldova 0-1 Albania pic.twitter.com/CaIA6AVIXG
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 17, 2023