Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, prej disa muash ka zbuluar se është duke shijuar një lidhje të re dashurie me një shtetas të huaj, i cili nuk është një personazh i njohur për publikun.
Enca shpesh herë në rrjetet sociale ka publikuar fotografi përkrah partnerit të saj, Mickey Neblett, duke treguar qartë se po jeton një ndjenjë të vërtetë dashurie.
Në kohën kur kjo marrëdhënie u bë publike, artistja u përball me shumë kritika nga ndjekësit e saj lidhur me partnerin e saj.
Enca madje bëri një postim në rrjetet sociale, përmes të cilin iu kërkoi ndjekësve të saj që të japin më shumë dashuri dhe më pak urrejtje pasi jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten.
Dhe pavarësisht se u gjend mes kritikave por njëkohësisht edhe komenteve të shumta pozitive, marrëdhënia e Encës dhe të dashurit të saj, vijon të jetë më e fortë se kurrë.
Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një fotografi në profilin e saj zyrtar të Instagramit, në të cilën ka publikuar një tufë të madhe lulesh në formë zemre.
“U zgjova kështu. Të dua jetë”, ka shkruar Enca bashkangjitur postimit të saj, ku gjithashtu nuk ka munguar të përdorë edhe paksa ironi, duke shkruar: “Veprime të një zezaku“, lidhur kjo me komentete negative që ajo u përpall në fillim të lidhjes së saj.