Ballina Bota «Stuhia e shekullit» në Soçi të Rusisë, shkatërrohen linjat e mbrojtjes bregdetare...

«Stuhia e shekullit» në Soçi të Rusisë, shkatërrohen linjat e mbrojtjes bregdetare ruse në gadishullin e Krimesë (VIDEO)

Dallgët gjashtë metra të larta thyejnë palmat dhe vërshojnë katet e para të ndërtesave shumëkatëshe në Soçi.

Erërat e forta rrëzuan pemët, duke shkaktuar vonesa të trenave. Në një moment u mbyll edhe aeroporti. Stuhia e fortë goditi të gjithë bregdetin e Detit të Zi: nga Odessa, përmes Krimesë, në Soçi.

https://youtu.be/fL7vbumwBj4

Gati gjysmë milioni banorë të Krimesë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë.

Nga stuhia, një person u zhduk dhe katër u plagosën, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Emergjencave ruse.

Anëtarët e asaj ministrie kanë evakuuar njerëzit nga shtëpitë e përmbytura gjatë gjithë natës dhe u kanë ofruar ndihmë, transmeton RIA Novosti.

Sipas informacioneve të mediave të Krimesë, në Yevpatoria uji ka marrë vijën mbrojtëse në bregdet, ndërtesat inxhinierike dhe pozicionet e qitjes.

Shpejtësia e erës në brigjet e Krimesë së okupuar arrin 115-130 kilometra në orë, valët janë 8-9 metra të larta. Në malet e Krimesë, era është deri në 150 kilometra në orë./tetova.com

https://www.youtube.com/shorts/CAAICNeURvI?feature=share

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Россия 1 (@tvrussia)