Ballina Aktualitet Ramush Haradinaj viziton familjen Ademaj, iu shpreh ngushëllime për Liridonën

Ramush Haradinaj viziton familjen Ademaj, iu shpreh ngushëllime për Liridonën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën.

Sipas tij, lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë, raporton Klan Kosova.

“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë”, ka shkruar Haradinaj.

“Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë. Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërinë tonë”, ka thënë ai më tutje.

Haradinaj viziton familjen Ademaj, iu shpreh ngushëllime për Liridonën