Shqipërisë nuk i buzëqeshi fati në shortin për grupet e Europianit Gjermani 2024.
Kombëtarja jonë ra në grupin B, përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.
15 qershor: Shqipëri – Itali, Dortmund
Ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojmë me Italinë më datë 15 qershor në qytetin e Dortmundit në stadiumin “Dortmund BVB Stadion”
BVB Stadion Dortmund ka një kapacitet prej 66 mijë spektatorësh. Skuadra vendase është e famshmja Borussia Dortmund.
Ky stadium është një nga mjediset më të njohura në futbollin botëror falë tribunës së tij të famshme ‘Muri i verdhë’. BVB Stadion Dortmund është një nga arenat më të mëdha në UEFA EURO 2024 dhe ka pritur një sërë ndeshjesh të Kupës së Botës dhe futbollit evropian, duke përfshirë finalen e kupës së UEFA-s së vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Deportivo Alavés.
19 qershor: Shqipëri – Kroaci, Hamburg
Ndeshjen e dytë do të përballemi me Kroacinë më 19 qershor në Hamburg, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Stadiumi Volksparkstadion Hamburg ka një kapacitet prej 50 mijë spektatorësh dhe skuandra vendase është Hamburger SV.
Volksparkstadion Hamburg u hap për herë të parë në 1953, por u riparua rrënjësisht në vitin 2000 dhe ka pritur ndeshje në Kampionatin Evropian të UEFA-s 1988 dhe Kupat e Botës 1974 dhe 2006.
24 qershor: Shqipëri – Spanjë, Duseldorf
Ndeshjen e tretë të grupit do të përballemi me Spanjën më 24 qershor në Duseldorf, në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
Düsseldorf Arena është stadiumi më i vogël për nga numri i spektatorëve ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024.
Stadiumi është 47 mijë vendësh dhe skuadra vendase është Fortuna Düsseldorf.
Edhe pse nga stadiumet e vogla të Gjermanisë, në Düsseldorf Arena janë zhvilluar ndeshjet e grupeve të kampionatit europian të UEFA-s në vitin 1988.
Grupet dhe kualifikimet në fazën eliminatore
Gjashtë grupet në europian përbëhen nga katër ekipe secili. Vendet e para dhe të dyta kalojnë automatikisht në fazën eliminatore.
Gjithashtu kalojnë katër ekipet e treta në grupe që performojnë më mirë. ©LAPSI.AL