Ballina Kronika Vrasja e Liridonës, sot mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy...

Vrasja e Liridonës, sot mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokollës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Liridona Ademaj u vra të mërkurën, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ajo u varros dje në Gjakovë.

Pas varrimit, forcat policore arrestuan Naim Murselin që ishte bashkëshorti i Liridonës, dhe Granit Plavën.

Naimi dyshohet të ketë paguar Plavën për të bërë atenatin e inskenuar si grabitje.

Kushtrim Kokolla dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Murselit dhe Plavës.