Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev është futur në listën e zezë të SHBA-së.
Sipas njoftimit të DASH, Angjushev është i papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
“Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Hapi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.