Tashmë ka kaluar një javë që prej vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në një grabitje të inskenuar. Teksa Liridona u përcoll për në banesën e fundit, e Naimi ndodhet në burg për krimin e rëndë, fëmijët e tyre të mitur janë ata që ende nuk dinë asgjë për tragjedinë që shkatërroi familjen e tyre.
Ata sot janë me gjyshin e tyre, babain e Naimit, Shaban Murselin. Kjo është konfirmuar pasi janë parë në rrugët e Prishtinës, duke shtëtitur së bashku.
Në një prononcim ai ka thënë se bashkë më fëmijët ishin në Ambasadën suedeze në Prishtinë. Më herët, familja e Liridonës raporothet se i ka lënë vetë fëmijët e mitur tek familja e Naimit, në mënyrë që t’i mbajnë larg lajmeve për ngjarjen e rëndë.