Ballina Aktualitet SHBA shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

SHBA shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev është futur në listën e zezë të SHBA-së.

Sipas njoftimit të DASH, Angjushev është i papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

“Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Hapi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews