Vrasësi i dyshuar i Vanessa Ballan është Bujar Fandaj, një burrë me origjinë kosovare, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese. Duket se në të kaluarën viktima dhe xhelati i mundshëm kanë pasur një histori. Policia e Trevisos e ndaloi në mbrëmjen e vonë të 19 dhjetorit.
Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një 27-vjeçare është vrarë me thikë nga një shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçarja Vanesa Ballan është sulmuar me thikë ndërsa po hynte në banesën e saj në provincën e Trevisos.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shtatë plagë thike në pjesë të ndryshme të trupit.
Viktima ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, në pritje të fëmijës së dytë, Ndërsa fëmijën e parë e kishte në moshën 4-vjeçare.
Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket.
Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.
Policia ka arrestuar 41-vjeçarin shqiptar nga Kosova Bujar Fandaj, i cili banon në qytetin e afërt Altivole.
Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet.
Kush është Bujar Fandaj, kosovari 41-vjeçar i arrestuar për vrasjen e Vanessa Ballan
Vrasësi i dyshuar i Vanessa Ballan është Bujar Fandaj, një burrë me origjinë kosovare, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese. Duket se në të kaluarën viktima dhe xhelati i dyshuar kanë pasur një histori. Policia e Trevisos e ndaloi në mbrëmjen e vonë të 19 dhjetorit.
Bujar Fandaj, 41-vjeçari nga Suhareka e Kosovës, u ndalua nga karabinierët e Trevisos, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë Publike vendase po kryejnë hetimet në lidhje me vrasjen e Vanessa Ballan. Këtë e ka konfirmuar policia që po heton vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë e gjetur e vdekur, e vrarë me disa plagë me thikë, në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.
Nga gjetjet fillestare, rezulton se viktima kishte pasur një marrëdhënie me 41-vjeçarin në të kaluarën. Një histori tashmë e përfunduar, duke pasur parasysh se Vanessa ishte pajtuar me burrin e saj dhe tani ishte në pritje të fëmijës së dytë. Në tetor, konfirmojnë hetuesit, Bujari ishte denoncuar nga Vanessa Ballan së bashku me bashkëshortin e saj, Nicola Scapinello, dhe për këtë arsye ishte nën vëmendjen e policisë.
Ai me siguri nuk e ka pranuar që 27-vjeçarja kishte vendosur ta ndërpresë përgjithmonë lidhjen me të. Megjithatë, kjo do të përcaktohet vetëm nga hetimet. Sipas një rikonstruksioni fillestar, sot ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, në një kohë kur bashkëshorti i saj nuk ndodhej aty. Nuk dihet nëse ka qenë gruaja që ia ka hapur derën apo e ka detyruar ai. Ka qenë vetë Scapinello ai që ua tregoi këtë hetuesve. I dyshuari, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese, kishte ikur në këmbë nga vendi i krimit, për të përdorur ndoshta më pas një furgon nga biznesi i familjes Scapinello.
Sipas asaj që doli nga këqyrja, viktima është goditur në fytyrë dhe më pas i janë shkaktuar të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks. Ka shenja të shumta mbrojtëse në duart e gruas, duke konfirmuar se sa dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte veten.
Arma e vrasjes nuk u gjet. Në orët e vona të mbrëmjes erdhi lajmi për arrestimin e 41-vjeçarit. Tani ai ndodhet në kazermë nën kujdestarinë e personelit ushtarak./tn
@grafene RICERCATO Bujar Fandaj è p3ricoloso FAI GIRARE l’uomo si è presentatk davati la porta di Vanessa Ballan incinta e l’ha acc*ltell*ta 7 volte. La donna non è sopravvissuta, lui è in fuga lG: nicolografene #truecrime #truecrime #femminicidio #truecrimeitalia ♬ Crime, incident scene, mystery, investigation, news coverage, etc.(850898) – Shoya Kitagawa
40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje gruan italiane pasi ndërpreu lidhjen jashtëmartesore. Si e kërcënoi me publikimin e…
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë të dashuruar. Por një vit më parë lidhja e tyre mori fund. Megjithatë, ai nuk e pranoi kurrë ndarjen dhe kishte filluar ta bezdiste aq shumë, sa që tetorin e kaluar, ajo e denoncoi për ndjekje.
Fandaj, 40 vjeç, transportues kosovar, banues në Altivole, është ende në arrati dhe kërkohet aktivisht. Vrasësi i dyshuar ka përndjekur Vanessan për disa kohë. Që kur ajo e la atë, në vitin 2022, jeta e saj ishte kthyer në një makth. Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare.
Në tetor, kosovari do t’i kishte thënë asaj për qëllimin e tij për të publikuar disa video në internet ku të dy ishin në momente intime. Në atë moment, Vanessa Ballam vendosi të bënte një ankesë në polici. Dhe pak ditë më vonë karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili me sa duket nuk kishte precedentë penalë dhe i sekuestruan kompjuterin dhe celularin.
Gruaja ishte e martuar prej vitit 2013 dhe priste një fëmijë tjetër. Sulmi ka qenë i papritur dhe goditjet me thikë e kanë qëlluar vajzën në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas sulmuesi e la atë në hyrje të shtëpisë në një pellg gjaku dhe u largua me vrap.
Krimi ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. Vrasësi me sa duket u largua në këmbë dhe më pas me një furgon. Karabinierët e Trevisos dhe Castelfranco Veneto u nisën në gjurmët e tij.