Ballina Aktualitet Lajme Anija kozmike e Japonisë bën uljen historike në Hënë (VIDEO)

Anija kozmike e Japonisë bën uljen historike në Hënë (VIDEO)

Japonia ka filluar përpjekjen e saj historike për të ulur eksploruesin e saj robotik “Moon Sniper” në Hënë. Sipas të dhënave paraprake anija kozmike Slim ka bërë një ulje të suksesshme në Hënë.

Kjo mund ta bëjë atë vendin e pestë që vendos një anije kozmike në mënyrë të sigurt në sipërfaqen hënore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Për herë të parë/ Një robot japonez ulet në Hënë, por pëson menjëherë defekt

Një robot nga agjencia hapësinore japoneze ka arritur të ulet me sukses në Hënë, por problemet me sistemin e tij të energjisë diellore mund të rrezikojnë të gjithë misionin e tij. Ky robot e bën vendin aziatik vendin e pestë në botë që zbarkon në satelitin natyror të Tokës, pas SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë.

I quajtur “Smart Lander for Investigating Moon (Slim)” ai u ul butësisht në sipërfaqen hënore pranë kraterit ekuatorial Shioloi. Shkencëtarët japonezë tani janë në një garë me kohën. Pas gëzimit fillestar kur panë anijen e tyre kozmike të prekte Hënën me sukses, inxhinierët e Jaxa, agjencia hapësinore e vendit, kuptuan shpejt se jo çdo gjë ishte mirë.

Për arsye që ende nuk janë kuptuar plotësisht, qelizat diellore të anijes nuk po funksionojnë. Kjo do të thotë që të gjitha operacionet janë duke mbaruar pasi po kryhen nga bateritë e Slim dhe roboti mund të ketë vetëm disa orë jetë. Shkencëtarët kanë fikur ngrohësit dhe momentin po marrin sa më shumë fotografi dhe të dhëna nga softueri që të kuptojnë mënyrën e uljes dhe shkakun e problemit.

Agjencia thotë se nuk do të heqë dorë menjëherë nga Slim edhe nëse ai fiket. Sipas tyre është gjithmonë e mundur që qelizat diellore të orientohen në një mënyrë që të shohin Diellin. I pyetur në një konferencë shtypi se çfarë mund të bëhet për të rregulluar qelizat diellore, Hitoshi Kuninaka, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Hapësirës dhe Shkencës Astronautike dhe zv.president i Jaxa, tha: “Bateria do të zgjasë edhe disa orë të tjera. Ato orë do të jenë jeta e mbetur e Slim, por ne po përpiqemi të mbajnë një “status quo”.

Kuninaka tha se ata nuk donin të bënin asgjë që do të ishte “shumë e tepruar”, por ka ende shpresë që Slim të gjenerojë përsëri energji elektrike, kur këndi diellor të ndryshojë. “Këndi diellor do të ndryshojë çdo muaj dhe rrezet e diellit në Hënë do të ndryshojnë. Kur drita shkëlqen nga një drejtim tjetër, ajo mund të godasin qelizën diellore kështu që ne po e konsiderojmë këtë dhe shpresojmë që Slim të rimarrë fuqinë” – tha ai.

Ai tha se edhe nëse bateria e Slim mbarohet, mund të rifillojë kur të kapet nga drita e diellit. Anija ka një kamerë me infra të kuqe dhe qëllimi ishte që të kalonte dy javët e ardhshme duke studiuar gjeologjinë e Hënës. Anija Slim arriti të nxirrte pak para uljes dy roverët e vegjël që mbante. Njëra është një pajisje 2 kg e krijuar për të kërcyer nëpër sipërfaqe. Tjetra është një top që mund të ndryshojë formën e tij për të nxjerrë një aparat fotografik dhe për të bërë foto.

Një nga kompanitë që qëndron pas krijimit të këtyre robotëve është Tomy, i cili krijoi lodrat Transformers. Statistikat tregojnë se është shumë e vështirë të ulesh në Hënë. Vetëm rreth gjysma e të gjitha përpjekjeve kanë pasur sukses. Jaxa besoi në teknologjitë e reja të lundrimit me precizion. Kompjuteri në bord i përdori përpunimin e shpejtë të imazheve dhe hartën e kraterit për të shmangur rreziqet dhe për të arritur pikën e tij të uljes.

Krateri Shioli, aktualisht është i prekur nga rrezet e diellit, por errësira e natës hënore do të kthehet në fund të muajit. Kur kjo të ndodhë, panelet diellore të anijes kozmike nuk do të jenë më në gjendje të prodhojnë energji elektrike dhe komponentët në bord ka të ngjarë të prishen për shkak të temperaturave mjaft të ulëta. Nëse Slim do të kalojë ditët e ardhshme me dy roverët e tij të punojnë në sipërfaqe dhe të kryejë një hetim të detajuar të gjeokimisë së Shiolit, atëherë Jaxa do të konsiderojë se të gjitha objektivat e saj janë përmbushur.

Vitin e kaluar, një kompani private japoneze, Ispace tentoi të zbarkonte në Hënë. Anija e saj, Hakuto-R u rrëzua pasi kompjuteri në bord u çakordua në lidhje me lartësinë e tij. Të enjten, kompania private amerikane Astrobotic lëshoi anijen e saj, Peregrine në atmosferën e Tokës, por një defekt në sistemin e shtytjes e pengoi atë të bënte një përpjekje për ulje në Hënë. ©LAPSI.al