Ballina Aktualitet Drama në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses, bindin personin...

Drama në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses, bindin personin që të zbres nga diga e Liqenit të Livoqit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazeta Express se Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit që të zbres nga aty, shkruan Express.

Personi në fjalë tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekve.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe  personi është arritur  që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani për Express./GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews