Ballina Kronika E rëndë, këngëtarja 28-vjeçare serbe humb jetën tragjikisht në Dubai, ra nga...

E rëndë, këngëtarja 28-vjeçare serbe humb jetën tragjikisht në Dubai, ra nga kati i 24-ët (FOTO+VIDEO)

Trupi i të diplomuarë në drejtësi dhe këngëtares Andrijana Laziq, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u rrëzua nga kati i 24-të në Dubai, është sjellë mbrëmë në Beograd.

Trupi i saj u dërgua nga Dubai në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ndonëse disa media raportuan se kufomën do ta merrte vëllai, siç dihet, sonte në aeroport nuk ka qenë asnjë nga familjarët dhe arkivolin e ka marrë agjencia funerale nga Bijeljina.

Babai i këngëtares së ndjerë ka konfirmuar për mediat serbe se trupi i vajzës së tij do të arrijë në Beograd dhe se ajo do të varroset më 19 janar.

28-vjeçarja serbe, me profesion juriste dhe këngëtare, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik që ndodhi në Dubai, pasi ajo ra nga lartësia e 24 kateve.

Mësohet se 28-vjeçarja, Andrijana Lazić kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në 10 janar.

Sipas mediave të huaja ajo ishte e angazhuar si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi.

Familjarët e saj kanë konfirmuar vdekjen e të resë, ndërsa shprehen se nuk dinë asnjë rrethanë lidhur me rastin e rëndë.

 

All Pages

@tn.lajmelokale
@tetovanews