Ballina Kronika Dalin detaje të reja/ Si shqiptari vrau ish-partneren e tij në Florida

Dalin detaje të reja/ Si shqiptari vrau ish-partneren e tij në Florida

Mediat amerikane kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Clearwater në Florida të SHBA-ve ku një 34-vjeçar shqiptar vrau me thikë ish-partneren e tij. Sipas të njëjtave burime, Renato Muhaj i mori jetën Suela Saliajt dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8 vjeçe. Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur dy prindërit e tij dhe u kishte marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Nuk dihet se në ç’rrethana njëri prej tyre mundi të njoftonte njërin nga fqinjët i cili lajmëroi policinë. Kur forcat e policisë mbërritën në banesën e Muhajt gjetën të lidhur të dy prindërit, por asnjë gjurmë të 34-vjeçarit. Më pas ata lajmëruan kolegët që të kontrollonin banesën e ish-partneres së tij.

Me mbërritjen në shtëpinë e saj ata e gjetën 32-vjeçaren të shtrirë në dhomën e gjumit dhe të mbuluar me gjak. Sipas të dhënave ajo ishte goditur me thikë në fyt dhe një dorezë tunxhi. Në banesë nuk kishte asnjë gjurmë të vajzës së saj, 8-vjeçares Alesia Muhaj që ishte rrëmbyer nga i ati.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende. Dyshohet se çifti jetonte në shtëpi të ndara nga njëri-tjetri dhe shkak dyshohet se u bënë mosmarrëveshjet pas ndarjes. E mitura u ka rrëfyer hetuesve se e ka parë të atin të godiste nënën e tij.

Në largim e sipër ai e ka marrë me forcë vajzën me vete duke rrëzuar tek shkallët. Edhe në makinë e ka futur me forcë duke i shkaktuar disa gërvishtje të lehta. Shqiptari do të akuzohet tashmë për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Ai po ashtu përballet edhe me dy akuza për sulm të rëndë, ngacmim të një dëshmitari dhe 4 akuza të tjera penale. Çuditërisht ai nuk ka asnjë precedent në të kaluarën. ©LAPSI.al