Ballina Kronika I vrau nënën para syve, dëshmia tronditëse e vajzës së mitur të...

I vrau nënën para syve, dëshmia tronditëse e vajzës së mitur të Muhajt: Pse e bëre?

Detaje të reja tronditëse zbulojnë mediet e huaja lidhur me vrasjen e Suela Saliajt në Florida nga ish-bashkëshorti i saj, Renato Muhaj.

Ky i fundit vrau nënën e vajzës së tij, në sy të vogëlushes 8-vjeçare. Sipas një deklarate, vajza e mitur i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë në dhomën e saj të gjumit.

Vajza shtoi se ajo e dinte që nëna e saj kishte vdekur dhe e pyeti Muhajn: Pse e bërë këtë, pse e vrave?

Sipas dëshmisë së vajzës, ai i ka thënë “doja që ajo të vdiste”.

Në deklaratë thuhet se pasi vrau Saliajn, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët dhe duke e bërë të rrëzohet.

Fëmija tha se Muhaj e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë. Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews