Sot në orët e mëngjesit, i ashtuquajturi UD, bashkë me disa shok, të shoqëruar edhe me disa policë, tentuan në mënyrë brutale dhe të dhunshme të hynë në Myftininë e Tetovës, me vendime antikushtetuese dhe joligjore të Shaqirit, i cili çdo ditë sajon dhe nxjerr vendime, duke e keqpërdor Kushtetutën e BFI-së dhe Ligjet Shtetërore!
Myftinia e Tetovës bashkë me Myftiun legjitim, Prof. Dr. Qani Nesimi, punëtorët dhe anëtarët e Myftinisë, imamët, myezinët, mualimët dhe Këshilltarët e Xhamive të ndryshme, mbrojtën institucionin e Myftinisë nga kjo dhunë! Ndërkaq, “Njoftimi” i sotëm i Bashkësisë Fetare Islame, përmban plot të pavërteta dhe vendime antikushtetuese të BFI-së. Ne mbrojmë institucionin e Myftinisë së Tetovës, duke respektuar Kushtetutën e BFI-së dhe rregulloren e Myftinisë. Këtë e shihni në vendimet e Myftinisë që i keni më poshtë!
Kërkojmë nga organet shtetërore kompetente, duke u nisur nga Kryetari i Shtetit me kabinetin e tij, z. Stevo Pendarovski, nga Kryeministri i Qeverisë Teknike, z. Talat Xhaferi me kabinetin e tij, Kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami me bashkëpunëtorët e tij, partitë politike nga pozita dhe opozita, që të marrin masa ndaj veprimeve antikushtetuese të Shaqir Fetait dhe të ashtuquajturit ushtruesit të detyrës, si dhe të mos keqpërdorin autoritetin e shtetit, duke përdorur policinë shtetërore.
BFI- Myftinia e Tetovës