Ballina Kronika Jepet ALARMI për banorët e fshatit të Talat Xhaferit, ja çka ka...

Jepet ALARMI për banorët e fshatit të Talat Xhaferit, ja çka ka ndodhur në ora 3 të mëngjesit!

Në faqen e fshatit Forinë në facebook është publikuar sot një apel për banorët e këtij fshati dhe rrethinës, transmeton Tetova News.Banorëve iu tërhiqet vëmendja që të jenë të kujdesshëm, sepse gjatë natës qarkullojnë hajdutë me makina pa targa!

„Apel për qytetarët e fshatit tonë por edhe ato në rrethinë.
Sot dëshirojmë të ndajmë një lajm të rëndësishëm me ju, thuhet në fillim të lajmërimit nga fshati Forinë.

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 3 në mëngjes, disa persona të panjohur përpiqën të kryenin vjedhje në fshatin tonë.

Fatmirësisht, falë 3 djemve nga fshati ynë dhe një personi nga fshati Çegranë, ata u identifikuan dhe planet e tyre nuk u realizuan.

Vjedhësit arritën të ikën, siç mund të shihni në këtë foto.
Ata udhëtonin në një makinë pa targa.

Apeli ynë drejtohet te ju, qytetarë të nderuar.

Ju lutemi, që të jeni të kujdesshëm dhe të mos dilni natën pa një arsye të vlefshme, sidomos nëse keni mundësinë, vendosni kamera në shtëpitë tuaja.

Siguria jonë është në dorën tonë, dhe duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur fshatin tonë.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj“, përmbyllet apeli nga fshati Forinë, transmeton Tetova News.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews