Ballina Top Lajm VIDEO/Tensionet në Myftininë e Tetovës/Policia del me raport, prononcohen BFI dhe Myftinia

VIDEO/Tensionet në Myftininë e Tetovës/Policia del me raport, prononcohen BFI dhe Myftinia

Nga mëngjesi i sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi ushtruesi i detyrës i myftiut i caktuar nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ku ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe myftiu Qani Nesimi.

Policia del me raport pas ngjarjeve në Myftininë e Tetovës

Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023. E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë për të parandaluar prishje të mundshme të rendit dhe qetsisë publike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

BFI: Qani Nesimi duhet t’i lëshojë zyrat e Muftinisë në Tetovë

Bashkësia Fetare Islame e,RMV e sheh të arsyeshme që opinionin e gjërë, imamët, dhe mutevelitë e xhamive edhe njëherë ti njoftoj me sa vijon:
1. Më datën 09. Nëntor.2023 Qani Nesimi shkarkohet nga detyra Myfti i Muftinisë së Tetovës me vendim unanim të Rijasetit dhe më pastaj i është tërhequr muraselja dhe me këto vendime humb legjitimitetin e Muftiut dhe duhet t’i lëshoj zyrat e Muftinisë, njëherit prej atij momenti nuk ka të drejtë të përdorë vulat e Muftinisë, e as paraqitja e tij si Mufti. Përdorimi i vulave dhe paraqitja si Mufti janë vepra penale.
2. Në gjyqin administrativ të gjitha ankesat i janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës, dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Myftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë;
3. Tashmë emri i tij si Mufti është fshirë edhe nga Regjistri qendror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës i emëruar nga Rijaseti i BFI e RMV Dr. Selver Xhemaili;
4. Shkarkimi i Qani Nesimit është bërë nga shkaku i aktivitetit të tij destruktiv për këto shkaqe:
– prej momentit kur i humbi zgjedhjet më 09.Nëntor 2020 me 18 me 3, nuk arriti ta tejkaloj shqetësimin e humbjes dhe menjëherë filloi distancimin me organet më të larta të BFI;
– pastaj mosraportimi dhe moskoordinimi me organet më të larta në sferën e denacionalizimit të pronave që rezultoi me humbjen e disa ndërtesave te Arabati dhe 12.000 m katror si dhe shatërvani të cilat tashmë në kadastër janë prona të Teteksit dhe vazhdon me të njëjtin qëndrim;
– fyerja e organeve më të larta publikisht me fjalët më të ndyta dhe shpifjet e paargumentuara rëndë thyen Kushtetutën e BFI dhe Normativën e saj;
– mbajtja e mbledhjeve të muftinisë nga muftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefsheme , por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saja janë jo legjitime;
– moslejimi i komisionit inspektues për rrjedhat financiare, po ashtu është thyerje e rëndë e Kushtetutës së BFI e RMV,
– dy herë tentim për destabilizim të BFI, po ashtu është akt i rëndë kundër rendit të BFI dhe organeve të saja;
– tentimi i shitjes së barakave të vjetra që janë në pronën e vakufit të BFI, po ashtu është tentim për keqpërdorim të mjeteve materiale të Muftinisë;
– keqpërdorimi i dokumentacionit duke falsifikuar dokumentet është shkelje drastike e detyrës së Muftiut;
– e ashtuquajtura mbrojtja e zyrave të Muftinisë me kërcënime dhe mos lejimi për të marrë detyrën u.d. Myftiut është vepër e paskrupullt dhe në kundërshtim me vendimet e Rijasetit të BFI e RMV;
Andaj, pas gjithë kësaj apelojmë te besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelinjtë e xhamive të mos binë pre e mashtrimeve të ish Myftiut, dhe se nuk mbajmë përgjegjësi për mjetet materiale, si dhe problemet tjera që mund të ndodhin.
Zyrat e muftinisë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në muftini.
Kërkojmë nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.
Në vazhdim ju sjellim:
1. Vendimet e refuzimit të ankesave në Gjykatën administrative;
2. Vendimi i Regjistrit qendror ku Myfti është Dr. Selver Xhemaili edhe ligjërisht Qani Nesimi është i shkarkuar;
3. Vendimet e humbjes së Arabatit në Tetovë;
Zyra për informim e BFI të RMV

“Përplasjet në Myftininë e Tetovës”, vjen reagimi nga Myftinia: Nuk punojmë sot – po bëhet “pastrimi i objektit”

Sot më datë 31.01.2024 (e mërkurë), Myftinia e Tetovës ju njoftonë se nuk do të punojë për arsye se do bëhet pastrim gjeneral i objektit të saj” – thonë nga BFI-Myftinia e Tetoves.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

@tn.lajmelokale
@tetovanews