Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu ka bërë homazhe në Prekaz, ku nderoi të rënët e familjes Jashari, shkruan Insajderi.
Pas homazheve zëvendësministri turk është pritur në kullën e Jasharëve nga Baca Rifat.
Bashkë me ta ishte edhe ministri Xhelal Sveçla.
“Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu. Me këtë rast, për vizitë në kullën e Jasharajve na mirëpriti edhe Baca Rifat Jashari.
Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë.
Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, thuhet në postimin e tij.