Ballina Aktualitet Kuvendi i zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin ministra të Shëndetësisë dhe...

Kuvendi i zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin ministra të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 143-të, me 63 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” i zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vendin e bashkëpartiakëve të tyre Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu të cilët të premten ishin shkarkuar me propozim të kryeministrit Talat Xhaferi.

Pas zgjedhjes dy Ministrat e rinj, dhanë deklaratën solemne.

@tn.lajmelokale
@tetovanews