Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjilan, Ismet Hashani.
Sipas burimeve të Paparacit, viktima është Musah Hamiti, 66-vjeçar, i cili është zhdukur më 10 janar të këtij viti. Në momentin që është zhdukur, dyshohet se me vete i kishte rreth 80 mijë franga.
“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.
“Trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetë”, ka shtuar ai.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.