• Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur mes Princ Lekës dhe familjes së ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias. • Pasditen e djeshme ka pasur një konflitk fizik mes princit dhe babait të Elia, Gjergj Zaharisë. • Gjithçka raportohet se ka nisur kur Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen e saj. Sipas dëshmisë së princit aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij. • Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, pasi tha se e kanë goditur me sende të forta dhe shkelma. • Lidhur me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmia e ish-vjehrrit të princit i cili i ka mohuar akuzat. • Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. • Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. • Një reagim për rastin ka pasur edhe nga policia ku ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë. • Më tej në njoftimim policor bëhët me dije se Princi ka dhënë dëshminë e tij ku pretendon se është dhunuar dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. • Gjithashtu edhe Elia Zaharia ka pretenduar se është dhunuar nga Princi dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. • Kujtojmë se çifti është në proces divorci, ndërsa prej disa javësh në media qarkullon lajmi se Princ Leka ka nisur një romancë me fotografen e tij Blerta Celibashin.
View this post on Instagram
Akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, reagon policia: Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershme
TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku për mes një njoftimi ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat ku ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë. Më tej në njoftim bëhët me dije se Princi ka dhënë dëshminë e tij ku pretenson se është dhunuar dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. Gjithashtu edhe Elia Zaharia ka pretenduar se është dhunuar nga Princi dhe ka kërkuar udhër mbrojtje.
Njoftimi i plotë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat. Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
Denoncimi i Princ Lekës/ “Nuk e kam dhunuar”, zbardhet dëshmia Gjergj Zaharias: Ai është 2 metra i gjatë, unë nuk qëndroj dot në këmbët e mia jo më ta godas
TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat.
Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.
U dhunua nga ish-vjehrri/ DËSHMIA e Princ Lekës: Më goditi me statujë druri dhe më grisi xhupin
TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen.
Sipas Lekës konflikti ka ndodhur pasi ai është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa nga detajet e zbardhura nga dëshmia Zaharia ka goditur ish-dhëndrin në këmbë dhe i ka grisur xhupin.
Dëshmija e plotë:
Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten. Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te ndrrosh rrugen kur te me shikosh mua. Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur.
Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj, bën denoncim dhe kërkon urdhër mbrojtje
TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Sipas raportimeve, Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas informacioneve edhe Elia Zaharia ka bërë kallëzim ndaj princit dhe ka kërkuar gjithashtu urdhër mbrojtjeje.