Ballina Kronika VIDEO/ Shqiptari dhunohet brutalisht në Milano nga 5 italianë, përfundon në koma,...

VIDEO/ Shqiptari dhunohet brutalisht në Milano nga 5 italianë, përfundon në koma, iu nënshtrua dy operacioneve në kokë

Mësohet se shqiptarit më datë 29 mars 2023 i kanë dalë në pritë 5 italianët të cilët e kanë dhunuar atë deri kur e kanë lënë pa ndjenja. Në lidhje me rastin policia e koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos ka zbatuar masën e arrestit me burg duke vënë në pranga 5 italianët të moshës 27 deri në 40 vjeç, ku njëri prej tyre dyshohet për veprën e rëndë penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

MILANO- Një 38-vjeçar shqiptar ka qenë shumë pranë vdekjes pas dhunimit brutal që iu bë nga pesë italianë. Mësohet se shqiptarit më datë 29 mars 2023 i kanë dalë në pritë 5 italianët të cilët e kanë dhunuar atë deri kur e kanë lënë pa ndjenja. Në lidhje me rastin policia e koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos ka zbatuar masën e arrestit me burg duke vënë në pranga 5 italianët të moshës 27 deri në 40 vjeç, ku njëri prej tyre dyshohet për veprën e rëndë penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Operacioni i policisë gjyqësore filloi pas sulmit të dhunshëm që pësoi 38-vjeçari më 29 mars 2023 në Via Monte Cengio dhe Via Monte Palombino, në Rogoredo. Personi i gjetur pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivët e policisë së Milanos, u transportua me urgjencë në spital dhe u shtrua në ambientet spitalore me prognozë të rezervuar, në gjendje kome farmakologjike.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shumta të fytyrës dhe kafkës, me hemorragji cerebrale të përhapur, shqiptari iu nënshtrua dy operacioneve delikate kirurgjikale, të cilat i shmangën vdekjen. Dhuna ndaj shqiptarit mësohet se ka qenë ekstreme, duke bërë që ai të jetë shumë pranë vdekjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews