Ballina Kronika VIDEO/Ra aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit, dalin pamjet nga ku...

VIDEO/Ra aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit, dalin pamjet nga ku u rrëzua 3-vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Durrës, ku një 3-vjeçare ra nga kati i shtatë i një pallati në Durrës.

Fëmija dyshohet se ra aksidentalisht lartësia mbrëmjen e së martës, në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen 13 të qytetit. Në rrethana ende të paqarta, vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e saj paraqitet e rëndë për shkak të lartësisë së madhe nga e cila ka rënë.

Në këto kushte fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews