Gëzim Çela, i njohur si “baroni” i drogës do të ekstradohet ditën e sotme nga Kosova drejt Shqipërisë. Më 27 shkurt, ministria e Drejtësisë njoftoi se Kosova kishte pranuar kërkesën për ekstradim.
Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi doli në përgjimet e operacionit të prokurorisë, “Flakë në det”.
Nga ky aksion u godit një grup kriminal që përdorte gomone të fuqishme për të shkëmbyer kanabis me kokainë në mes të detit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, gjashtë trafikantët dogjën edhe velierën e tyre, për të fshehur gjurmët./vizionplus.tv