SpaceX nisi drejt hapësirës ditën e sotme raketën më të fuqishme në botë, Starship, për herë të tretë.
Anija kozmike në fluturimin provë arriti në lartësitë më të mëdha se kurrë më parë, duke shënuar një fitore të madhe për kompaninë, përpara se të humbiste.
Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon Musk reagoi pas lëshimit të Starship, duke thënë se raketa më e fuqishme në botë do ta “bëjë jetën shumëplanetare”.
SpaceX e konsideron sistemin Starship thelbësor për misionin e tij themelues, duke synyar të çojë njerëzit në Mars për herë të parë.
Edhe pse më mjaft kritika, NASA ka zgjedhur Starship si mjetin e uljes që do të transportojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore në misionin Artemis III, i cili planifikohet të ngrihet në shtator 2026.
Me Starship dhe programin Artemis, NASA po garon kundër Kinës për t’u bërë e para që do të zhvillojë një post të përhershëm hënor.
Kujtojmë se prillin e kaluar, përpjekja e parë e Starship, dështoi, pasi anija shpërtheu në ajër. Përpjekja e dytë në nëntor bëri që Starship ta bënte një fluturim më të gjatë se hera e parë, por në fund përfundoi me një humbje sinjali dhe shpërthim.
@tetovanews SpaceX Starship IFT-3 liftoff seen from #Mexico at about 4 km from the launch pad Video: Alex Ramos] #SpaceX #Starship #rocket #spacecraft #NASA #Artemis #moon ♬ original sound – Tetova News