Në sheshin e qytetit në Tetovë është mbajtur Dita e Hapur e Armatës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorit të themelimit të Aleancës. Mund të shiheshin lloje të ndryshme të pajisjeve ushtarake, një shfaqje e aftësive dhe pajisjeve të forcave speciale, si dhe një performancë e bandës ushtarake.
-Me këtë lloj aktiviteti dëshirojmë ta afrojmë Ushtrinë me qytetarët, të cilët gëzojnë shumë besim dhe kjo më gëzon. Duam t’u tregojmë qytetarëve se në çfarë investojmë dhe si garantojmë sigurinë dhe stabilitetin e tyre, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e cila mori pjesë në këtë manifestim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerallejtënant-kolonelin Vasko Gjurçinovski.
Petrovska theksoi se anëtarësimi në NATO është një qëllim strategjik jashtëzakonisht i rëndësishëm të cilin e kemi arritur dhe për të cilin, siç theksoi, jemi krenarë. “Përmes këtyre ditëve të hapura të Armatës, qytetarët që kanë besimin më të madh në Armatën mund të njihen me pajisjet e saj dhe pjesëtarët e ushtrisë”, tha ministrja Petrovska.
Sipas saj, frekuentimi dhe interesimi i madh i tetovarëve për këtë ditë të hapur është i kënaqshëm./TetovaNews