Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen rreth orës 19:30 në Gaeta, në rrugën rajonale të Flacca-s.
Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë ka mbetur i vdekur Dhimitër Shini, 30 vjeç dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Shini po drejtonte ‘Smart-in’ në momentin që u përplas ‘kokë më kokë’ me një ‘Opel Corsa’.
Tek kjo e fundit ishte një grua 58-vjeçare dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital me plagë të rënda.
Kujtojmë që mbrëmjen e 16 marsit ndodhi një tjetër aksident tragjik në Itali me pasojë humbjen e jetës për dy të rinj shqiptar dhe një shtetasi italian. /vizionplus.tv