Ballina Argëtim Showbiz Elia Zaharia flet hapur pas skandalit me Princ Lekën

Elia Zaharia flet hapur pas skandalit me Princ Lekën

Elia Zaharia ka folur për herë të parë në media pas skandalit të shumëpërfolur mes saj dhe princ Lekës.

Ajo ndan detaje rreth videos e cila e shfaq agresive në raport me princin.

“Agravimi im erdhi për shkak te konfrontimit që pashë të ish bashkëshortit tim dhe babait tim. Për mua ishte shumë traumatike. Ishte një moment aq i vështirë familjar dhe unë nuk do kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte aq më tepër te servirej në publik sepse ishte moment i vështirë intim familjar. Nga ana tjetër dua të them diçka, e ndjej ta them; Përpos statusit që zgjedh, pozicionit social, profesionit, në radhë të parë unë jam njeri, prej mishi gjaku dhe shpirti dhe nëse duhet të kërkoj falje për një moment të tillë, mbetet të gjykohet nga secili nisur nga vetja e vet dhe emocionet e veta.”

Ajo tutje ka thënë se momenti që e lëvdoi më së shumti është prezenca e vajzës së vogël gjatë konfrontimit të princit Leka me babain e saj, të cilën thekson se dëshiron ta mbrojë në krejt këtë dramë.

Zaharia pyetet edhe për deklaratat nga oborri i mbretëror se në të kaluarën planifikohej një martesë e princ Lekës me Teuta Rugovën.

“Nuk kam ndonjë koment për këtë, sepse nuk është dicka që më përfshin mendimet aq se çka është folur nga oborri mbretëror. Unë s’kam dëgjuar për diçka të tillë asnjëherë”, tha ajo në Top News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews