Ballina Kronika Rëndohet bilanci i aksidentit në Itali, shkon në 3 numri i shqiptarëve...

Rëndohet bilanci i aksidentit në Itali, shkon në 3 numri i shqiptarëve që humbën jetën! 33-vjeçari u gjet i vdekur 36 orë më vonë, 300 metra larg vendit të fatkeqësisë, pas denoncimit që bëri e dashura

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla.

Mediat italiane raportojnë se 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMË dhe më pas mori flakë është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të tjetër. Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ka qenë e dashura e shqiptarit, e cila ka denoncuar në polici se nuk kishte asnjë informacion për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Dëshmitari

“Makina u ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua që kishtë parë BMW duke ecur me shpejtësi. Përplasja shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë makinës dhe ndodhet në spital i plagosur rëndë. Ndërsa 33 vjeçari u gjet 300 m larg vendit të aksidentit.

Tetova News në YouTube:

Të katërt, me origjinë shqiptare, banues në periferi jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Të gjithë pa dokumente, por u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe pjesërisht në kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë.

Me mbërritjen e urgjencës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e dy të rinjve ndërsa i treti, i shtrirë përtokë në gjendje shumë të rëndë, është dërguar me kodin e kuq fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në Poliklinikën Tor Vergata ku iu nënshtrua një operacioni me shpresën për t’i shpëtuar jetën.