Ballina Teknologji “Teknologjia të bën jashtëzakonisht të pasur”, zbuloni mënyrën se si

“Teknologjia të bën jashtëzakonisht të pasur”, zbuloni mënyrën se si

Të punuarit online mund të sjellin përfitime të mëdha për rininë shqiptare, por jo vetëm.

Elda Gjoka, eksperte Ndërkombëtare e Menaxhimit të Krizave e ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn ka treguar mënyrat se si një i ri mund të krijojë sa më shumë të ardhura.

“Ekzistojnë karriera dhe industri të ndryshme ku dikush që mund të jetë 17-vjeç fiton në ëimbelldon dhe bëhet milioner në tenis. Potenciali, aq më tepër në zhvillimet teknologjike të sotme për tu bërë shumë i pasur në një kohë shumë të shkurtër. Nëse ke nje produkt që mbërrin në shkallë globale, mundësitë janë jashtëzakonisht të mëdha ku secili investon 2 dollarët e tij dhe në fund të vitit ke një shifër shumë të kënaqshme, që është tjetër kategori industrie dhe biznesi nga ajo që të duhen shumë vite pune për të krijuar stabilitet”, tha Gjoka./vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews