Ballina Kronika Sherr me thika në Greqi, plagosen dy persona, arrestohet shqiptari

Sherr me thika në Greqi, plagosen dy persona, arrestohet shqiptari

Një incident mes katër personave ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Afantou të Rodosit, si pasojë e të cilit janë plagosur dy prej personave.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në sheshin Afantou për një arsye të panjohur si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet prerës dhe janë dërguar në spital.

Për ngjarjen, një person me origjinë shqiptare ra në prangat e policisë së Drejtorisë së Sigurisë Rodos, ndërsa po hetohet për përfshirjen e një personi të dytë. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews