Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28 mars), në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit.
Vodhën bagëti dhe i shitën – ndalohen pesë persona nga Dobërdolli i Gostivarit.
Nga ana e efektivëve të policisë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë- Njësia Policore Gallatë, dje në ora 16:15 dhe 19:30 janë ndaluar pesë persona: 23-vjeçari me inicialet E.F., 18-vjeçari J.M., 27-vjeçari E.A., 18-vjeçari A.D. dhe 32-vjeçari I.F., të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit, ka bërë të ditur SPB Tetovë.
“Dyshohet se në periudhën prej 23.03.2024 deri më datë 28.03.2024 nga një stan në pronësi të 38-vjeçarit me inicialet S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova”, ka thënë SPB Tetovë, transmeton Tetova News.
Ata janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten kallëzimet përkatëse.