Ballina Aktualitet Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku...

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku në afërsi të Kërçovës, katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga përplasja mes dy automjeteve

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kërçovë.

Siç informojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në Rrugën magjistrale (“Magistralen pat”) në Kërçovë në mes të një automjeti të tipit “Peugeot” të drejtuar nga nëntëmbëdhjetë vjeçari me inicialet S.I. nga Kërçova dhe automjetit tip “Volkswagen Golf” të drejtuar nga tridhjetë e dy vjeçari me inicialet K.E. nga fshati Trapçidoll i Kërçovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e fatkeqësisë shoferi me inicialet K.E. dhe shoqëruesi i tij njëzet vjeçar me inicialet A.S. nga fshati Trapçidoll, ndërsa shoferi tjetër me inicialet S.I ndërroi jetë duke iu nënshtruar plagëve të marra gjatë rrugës për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

E plagosur rëndë ka mbetur 19-vjeçarja me inicialet T.S. nga Kërçova, 21-vjeçari me inicialet V.P. nga fshati Podvis i Kërçovës, 21-vjeçari me inicialet P.K. nga Kërçova dhe një person i moshës jomadhore nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi./TetovaNews

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews