Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta ish-kryetari i parë i Komunës së Tetovës pas pavarësisë...

Ndahet nga jeta ish-kryetari i parë i Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, telegram ngushëllimi nga Kasami

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare Shaqir Aliti, kryetari i parë i Komunës së Tetovës pas rënies së socializmit dhe pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kryetari i tanishëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami:

Me pikëllim të thellë, mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, ish-kryetarit të parë të Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut , Shaqir Aliti.

Aliti dha kontribut të çmuar në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Tetovë. Si kryetar i Komunës së Tetovës luajti një rol thelbësor në konsolidimin e demokracisë vendore.

Në emër të qytetarëve të komunës së Tetovës dhe në emrin tim, familjes Aliti, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!
Bilall Kasami
Kryetar i Komunës së Tetovës!

@tn.lajmelokale
@tetovanews