Ballina Kronika Autobusi bie nga ura, humbin jetën 45 persona në Afrikën e Jugut

Autobusi bie nga ura, humbin jetën 45 persona në Afrikën e Jugut

Të paktën 45 persona humbën jetën sot në Afrikën e Jugut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kur një autobus ra nga një urë në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut, ndërsa një djalë tetë vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike.

Sipas Ministrisë së Transportit, autobusi ishte nisur nga Botsvana dhe kishte destinacion Morian (skajin veri-lindor të Afrikës së Jugut).

Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash, më pas u përfshi nga glakët e zjarrit. Në autobus ishin në total 46 persona, duke përfshirë edhe shoferin.

300 kilometra larg Johanesburgut. Ministri i Transportit Sindisiëe Chikunga, i cili vizitoi vendin e tragjedisë, u zotua se do të kryhet një hetim i plotë për shkaqet e aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews