Një autobus humbi kontrollin, u përplas me një autobus tjetër të parkuar dhe më pas në një transport të tretë publik, në lëvizje dhe me plot njerëz: nëntë persona janë plagosur, duke përfshirë një vajzë dymuajsh me nënën e saj, aksidenti që ndodhi në orët e para të pasdites në Monte Mario, një periferi veriore e Romës, ishte shumë i frikshëm, i shkaktuar nga një defekt në një nga automjetet.
Hetimet nga Policia Vendore e Kryeqytetit Romë do ta zbardhin këtë: ndërkohë janë urdhëruar kontrollet e rregullta për alkool dhe drogë për dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë dëmtuar edhe dy makina në aksident.
Aksidenti ndodhi në via Cesare Castiglioni, pranë stacionit hekurudhor Monte Mario. Sipas asaj që është ri-konstruktuar deri më tani nga policia, e cila ishte në vendngjarje me gjashtë patrulla, drejtuesi i një autobusi TPL të Romës (998) ka humbur kontrollin e mjetit kur ka dalë nga terminali, duke përplasur një autobus tjetër të parkuar TPL dhe një makinë. Por nuk mbaroi me kaq, pasi mjeti jashtë kontrollit goditi një autobus tjetër që po kalonte në atë moment. E goditi pingul, në anën e majtë, dhe goditja ishte e fortë: xhamat u thyen dhe pjesët e thyera dëmtuan një makinë tjetër të parkuar.
Fatmirësisht askush nuk është në rrezik për jetën: ndër katër pacientët e lënduar më rëndë, është një grua 31 vjeçare me vajzën e saj dymuajshe që janë dërguar në poliklinikën Gemelli. Gjithashtu janë një 49-vjeçar në Cristo Re dhe një 52-vjeçar në San Filippo Neri.
Katër të tjerët u dërguan në spitale të ndryshme, ndërsa disa pasagjerë të tjerë u kontrolluan në vend për gërvishtje të lehta. Policia sekuestroi autobusin Tpl, ndërsa nuk përjashton që shkak i aksidentit të ketë qenë defekti teknik.
Megjithatë, hetimet janë në vazhdim. “Po e ndjek me frikë aksidentin në Monte Mario – komentoi kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri – Në pritje për të kuptuar dinamikën e aksidentit, dua të shpreh afërsinë time dhe të qytetit me të plagosurit dhe personat e përfshirë”.