Ka ndërruar jetë Erhan Memishi, nxënës i klasës IX të shkollës “Dervish Cara”, në Pallçisht të Tetovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur Shoqata Humanitare Foleja e jetimit
dhe shkolla në të cilën ai vijonte mësimet.
Më 8 mars në fshatin Pallçisht të Komunës së Bogovinës ndodhi një aksident trafiku.ku u rrpkullis një makinë me katër persona të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Njëri nga personat e moshës jomadhore mori lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin Klinik të Tetovës dhe pastaj në klinikat e Shkupit, ndërsa te tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.Ishte pikërisht nxënësi Erhan Memishi që përfundoi në koma dhe tani iu dorëzua plagëve të rënda nga aksidenti, transmeton Tetova News.
Shkrimi prekës i SHFK “Dervish Cara” Pallçisht:
Erhan i dashur!
Të ikësh kaq befasisht dhe fare papritur, kur ishe vetëm në të 14-at, ndarja jote para kohe nga kjo botë e rrejshme, të gjithëve na la pa asnjë fjalë..
Mosha jote, ende premtonte jetë, ike ne lule të rinisë kaq papritur!
Ne, të gjithë do të kujtojmë ashtu si në ditën e pare kur u njohëm, dhe do te ngelesh përjetë djalë inteligjent, i shkathët e i dashur për të gjithë ne dhe shkollën tonë.
E themi sot edhe nga dhembja me pikëllim, se me ty sikur fati u tregua i padrejtë, i cili të mori kaq herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin Tënd në përjetësi. Por, fatkeqësisht Zoti ka dashur një engjull, e të lutemi dhe të shpresojmë se do të jesh një lule më shumë në Parajsë e në botën tjetër!
Edhe pse do të na mungosh fizikisht, dashuria e malli për ty nuk do të shuhen asnjëherë.
Gjithmonë do të jesh prezent në shkollën tonë
Po të japim lamtumirën e fundit, lamtumirën fizike.., ndërsa me vete do të marrim kujtimin e paharrueshëm, gjithmonë të qeshur, të gjallë dhe ashtu të trishtim, shokët dhe shoqet e klasës, nxënësit, e arsimtarët e shkollës tonë, si dhe gatshëm çdoherë për t’ju ndihmuar të gjithëve e të një djali fisnik ashtu siç ishe Ti.
U prehsh në paqe nxënësi jonë, kujtimi për Ty do jetë i përjetshëm!
Me dhimbje të madhe nga të gjithë!
Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
Shef i zjarrfiksve në Tetovë, Avni Ameti ka njoftuar lajmin e hidhur e vdekjes së të riut nga Pallçisht i cili u aksidentua muaj më parë që ndodhi në hyrje të fshatit Kallnik.
Ndërron jetë i riu Erhan Memishi nga fshati Pallçisht i Poshtëm i cili gati se nji muaj ishte në gjendje kome si pasojë e aksidentit që ndodhi në hyrje të fshatit Kallnik.
Ngushëllime familjes Zoti e mëshiroftë