Ballina Kronika Emigroi për një jetë më të mirë, ky është shqiptari që vdiq...

Emigroi për një jetë më të mirë, ky është shqiptari që vdiq në Itali, la pas dy fëmijë

Komuniteti shqiptar në qytetin e Asolës po mban zi për vdekjen e punëtorit shqiptar Abdulla Bisku, 58 vjeç i cili humbi jetën tragjikisht pasi ra nga çatia. Ai jetonte me familjen prej 33 vitesh në Asola dhe kishte fituar vlerësimin e komunitetit.

Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë, në një kantier ndërtimi. Pas hetimeve, janë konstatuar shkelje të ndryshme në kantier, në via Nazario Sauro.

Bisku ka la pas gruan, Zambaken dhe dy fëmijët, Aldin, student dhe Adelinën, e cila punon në një kompani në zonë.

Në të kaluarën Bisku kishte shprehur dëshirën për tu varrosur në vendlindje, Kavajë.

Historia e emigrimit të tij, të cilën Bisku u tregonte shpesh fëmijëve të tij, ishte një frymëzim: “Ai erdhi për një të ardhme më të mirë, kujtojnë. “Ai e dinte se nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”.

Falë shumë përpjekjeve ai kishte arritur të blinte shtëpinë në Asola dhe një shtëpi tjetër në vendlindjen e tij.

“E njihja prej shumë vitesh, thotë nënkryetari i bashkisë Luciano Carminati.

“Ai ishte një person i gëzuar dhe shumë aktiv në komunitet”./vizionplus.tv