Ballina Bota Putini betohet për mandatin e pestë si President i Rusisë: Nuk refuzojmë...

Putini betohet për mandatin e pestë si President i Rusisë: Nuk refuzojmë dialogun me Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin u betua këtë të martë për një tjetër mandat 6-vjeçar.

Betimi u bë përmes një ceremonie madhështore në Kremlin e cila u bojkotua nga SHBA dhe vende të tjera të perëndimit, përfshirë Britaninë e madhe e Gjermaninë.

Ndërsa Franca tha se do të përfaqësohej në nivel ambasadori. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit lideri rus foli për marrwdhëniet e Moskës me perëndimin për të cilat tha se është i hapur të bashkëpunojë vetëm në kushte të barabarta.

“Ne nuk e refuzojmë dialogun me shtetet perëndimore. Zgjedhja është e tyre: a kanë ndërmend të vazhdojnë përpjekjet për të frenuar zhvillimin e Rusisë, të vazhdojnë politikën e agresionit dhe presionit të pamëshirshëm që kanë ndjekur prej vitesh, apo të kërkojnë një rrugë për bashkëpunim dhe paqe”, tha presidenti rus.

Kreu i Kremlinit foli gjithashtu për thellimin e partneritetit me Iranin dhe Korenë e Veriut.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për forcimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet që e shohin Rusinë si një partner të besueshëm dhe të ndershëm. Dhe kjo është me të vërtetë shumica globale”, u shpreh Putini.

Putin, në pushtet përmes posteve të ndryshme që prej vitit 1999 dominon politikën e brendshme, ndërsa është bllokuar nga perëndimi për shkak të sulmit të paprovokuar të Ukrainës më shumë se dy vite më parë.

Në zgjedhjet fundit Vladimir Putin mori një fitore dërrmuese përballë kandidatëve që u burgosën ose u nxorën nga gara për arsye teknike. Kundërshtari i tij më i njohur, Alexei Navalny vdiq papritur në një burg në Siberi vetëm një muaj përpara zgjedhjeve./vizionplus.tv/