Ballina Kronika E rëndë në Itali, shqiptari godet gruan me çekiç dhe i këput...

E rëndë në Itali, shqiptari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje deri në tentativë vrasjeje.

Ngjarja për të cilën është arrestuar ka ndodhur më 25 prill 2024 kur burri ka dhunuar gruan në banesë dhe për të kamufluar dhunën ngriti zërin e televizorit.

Gruaja ka bërë rezistencë por burri ka nisur ta kafshojë madje i ka këputur me dhëmbë dhe nje pjesë të veshit, dhe ka tentuar ta mbysë.

Gruaja ka arritur të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit dhe të dalë jashtë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët, ndërsa autori u largua me të parë policët që po afroheshin.

Historia u bë publike nga faqja italiane “Corriere Cesenate”. Shqiptari u arrestua të dielën e 19 majit në Milano.  55 vjeçari u dërgua në burgun San Vittore në Milano.